Twitter Facebook Youtube

Historiku

Zyra e re për Çështje të Komuniteteve është prezantuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Këshillin e Sigurimit në janar të vitit 2008, ku theksoi se do të krijojë një organ koordinues për çështje të komuniteteve.

Një entitet brenda Zyrës së Kryeministrit që adreson çështjet e komuniteteve, është mandatuar fillimisht në bazë të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse në Kosovë, e cila autorizon një Zyrë këshilluese për komunitete në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Mandati i kësaj zyre ishte të monitorojë, të rishikojë, të informojë, si dhe të propozojë udhëzimet e politikës për të drejtat dhe interesat e komuniteteve. Kjo zyrë funksionoi në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, por pastaj, menjëherë pas krijimit, u transferua në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MKK). Brenda MKK-së Zyra për Çështje të Komuniteteve ka shërbyer si një trup koordinues që ka promovuar një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e komuniteteve jo-shumicë.
 
Ideja për një zyrë koordinuese për çështje të komuniteteve ka lindur në vitin 2006, dhe është përfshirë si një propozim për koordinimin e njësisë brenda ZKM-së në draftet e para të Dokumentit Kornizë për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Komuniteteve në Kosovë. Ky dokument ka siguruar pozitën e delegacionit të Kosovës për çështje të komuniteteve në procesin e negocimit për statusin. Kjo njësi ishte paraparë të koordinojë aktivitetet përkatëse të komuniteteve ndërmjet gjithë akterëve të qeverisë, të vlerësojë efikasitetin e masave të ndërmarra nga agjencitë individuale dhe të inkurajojë marrjen e ndihmës ndërkombëtare në lidhje me programet e komunitetit. Koncepti për këtë njësi koordinuese, megjithatë, nuk ishte përfshirë në variantin përfundimtar të dokumentit kornizë që i është dorëzuar Marti Ahtisarit.

Në fillim të vitit 2008, Kryeministri i Republikës së Kosovës mori iniciativën që kjo çështje të përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe krijoi Zyrën për Çështje të Komuniteteve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com