Twitter Facebook Youtube

Zhvillimi dhe Vlerësimi i Zbatimit të Legjislacionit dhe Politikave

Zyra për Çështje të Komuniteteve është përgjegjëse për të siguruar që zhvillimi i politikave dhe legjislacionit i respekton dhe integron të drejtat dhe interesat e komuniteteve.

Aktualisht Republika e Kosovës është duke kaluar nëpër një proces intensiv për hartimin e legjislacionit të saj primar, në mënyrë që të zëvendësojë të gjithë legjislacionin e UNMIK-ut më ligje të Kosovës, e po ashtu të sigurojë përputhshmërinë e kornizës ligjore më legjislacionin e BE-së (Acquis Communautaires). Gjatë gjithë këtij procesi, ZÇK synon të sigurojë që të drejtat dhe interesat e komuniteteve të konsiderohen dhe integrohen sipas kornizës ligjore. Për t’i arritur këto qëllime, Zyra për Çështje të Komuniteteve analizon Strategjinë Legjislative vjetore, dhe planet punuese vjetore të ministrive përkatëse (të linjës), si dhe angazhohet në grupet punuese të formuara për të hartuar ligje dhe rregullore, që prekin çështje të komuniteteve. ZÇK ofron komente dhe sugjerime për grupet punuese për të siguruar një koherencë të kornizës ligjore në zhvillim e sipër me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, instrumenteve ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë, e po ashtu edhe Ligjin kryesor për Promovimin dhe Mbrojtjen e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre si dhe ligjeve sektoriale.

Sa i përket vlerësimit, ZÇK bënë analiza të rregullta të ndikimit dhe përshtatshmërisë së politikave dhe legjislacionit për t’i adresuar shqetësimet e komuniteteve. Zyra për Çështje të Komuniteteve përmes kontakteve të saj të drejtpërdrejta me komunitetet, monitorimit të raporteve të medieve dhe analizave të publikimeve nga burime të ndryshme, identifikon çështjet aktuale të komuniteteve, kryen analiza të mëtutjeshme dhe nxjerr rekomandime që e adresojnë një situatë, të cilat i paraqiten Kryeministrit apo organit relevant qeveritar. Përveç kësaj, një herë në vit ZÇK bën një hulumtim të thellë të Studimeve të Politikave, në një sektor të veçantë të mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve. Studimet e Politikave ofrojnë baza të avokimit për zhvillim apo modifikim në legjislacion ose politika.

 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com