Twitter Facebook Youtube

Financimi i Projekteve që Adresojnë Nevojat e Komunitetit

Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK) ka çdo vit një shumë të të hollave që t’i përdorë në mënyrë strategjike për të mbështetur projektet për komunitetet. Mënyra strategjike nënkupton se këto fonde duhet:


Një aspekt tjetër kyç është roli që ZÇK luan për sigurimin e fondeve nga donatorë të tjerë për të siguruar implementimin e projekteve jetike për komunitetet. Kur ZÇK identifikon një projekt të rëndësisë së veçantë, ajo kontakton institucionet e tjera dhe organizatat donatore dhe përpiqet t’i bindë ata të investojnë pjesë të fondeve të tyre për realizimin e këtij projekti. Në vitin 2009, ZÇK ka siguruar 1.3 milionë euro fonde për projekte për komunitetet.

Në këtë pjesë, ju do të gjeni informacione mbi prioritetet e planifikimeve të ZÇK, në veçanti për fushat ose çështjet të cilat ZÇK dëshiron t’i adresojë përmes përdorimit të fondeve të saj, ftesës për propozime të shpallura nga ZÇK, përfshirë edhe tekstet të cilat shpallen për secilën ftesë, formularët e aplikimit dhe mostrën buxhetore, dhe në fund, Përmbledhjen e Fakteve për Projektin, e cila ofron detaje dhe informacione të hollësishme për secilin projekt të financuar në të kaluarën ose që është në jetësim e sipër.


Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com