Twitter Facebook Youtube

Vizitë studimore në Novi- Sad, Sombor dhe në Sentë

21.11.201213:30

Në kuadër të Projektit „Politikat lokale në komunat multietnike“ të cilin po e zbatojnë  Shoqata „Nëna  Terezë“ nga Prishtina dhe  Qendra për Rajonizim nga  Novi- Sadi, përfaqësuesit e komunave Vushtri , Viti dhe Istog kishin rastin që gjatë vizitës treditore, nga  14-17 nëntor ,të takoheshin me nënkryetarin e Qeverisë së KA Të Vojvodinës, me Ombudspersonin krahinor dhe  Drejtor i Zyrës për përfshirje të Romëve në Novi-Sad , si dhe me  përfaqësuesit e komunave Sombor dhe Sentë.

Kjo ishte vizita e tretë studimore e komunave nga Kosova të cilta i organizojnë organizatat e lartpërmendura me qëllim të këbimit të përvojave dhe të shembujve të praktikës së mirë kur është fjala për rregulimin dhe funksionimin e vetëqeverisjes lokale në mjedise  multietnike.

Përfaqësuesit e komunave nga Kosova kishin rastin që nikoqirëve t ‘ua prezantojnë komunat nga të cilat vijnë dhe që në bisedë me ta të marrin përgjigje për shumë çështje të cilat u interesonin . Gjithashtu, pjesëmamarrësit e kësj vizite studimore kishin rastin që nëpërmjet prezantimit nga  Komuna  e Ingjisë  të cilin u mbajti kryetari i i  Kuvendit të komunës, të njihen me sistemin „48 orë“ i cili ësht duke u aplikuar me qëllim që autoritett lokale të reagojnë në rast të problemeve komunale dhe të problemeve të tjera të cilat i raportojnë qytetarët dhe  nëpërmjet sistemit të zhvilluar kompjuterik të kenë qasje transparente në aktivitetet të cilat i ndërmerr komuna për t'i zgjidhur ato.

Këtë projekt, përveç ambasadës norvegjeze e ka financuar edhe Zyra e Kryeminsitrit/ zyra për çështje të komuniteteve  të cilën gjatë vizitës studimore e prezantoi   Safete Grajçevci. Ajo me  këtë rast, i njoftoi përfaqësuesit e institicioneve të lartpërmendura lidhur me mandatin dhe me aktivitetet e Zyrës për çështje të komuniteteve si dhe me pjesëmarrjen e vet aktive dha një  kontribut  në biseda dhe në këmbimin e përvojave.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com