Twitter Facebook Youtube

Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve mori pjesë ne debatin “Prania e dhunës në familje në territorin e Komunës së Graçanicës”

23.11.201211:25

Grupi joformal  i qytetarëve , me mbështetjen e Institutit Nacional Demokratik (NDI) organizoi në Graçanicë debat me temën   “Prania e dhunës në familje në territorin e Komunës së Graçanicës”

Sipas hulumtimit të kryer nga Grupi joformal i qytetarëve   në mostrën prej  rreth  1000 të anketuarve  është konstatuar se  95% të tyre konsideron se nevojitet hapja e një shtëpie të sigurt për viktimat e dhunës në familje në ndonjë mjedis të territorit të komunës së Graçanicës. Sipas këtij hulumtimi, shkaku më  shpeshtë i dhunës në familje në territorin e kësaj komune është alkoolizmi.

Në këtë debat, përveç  përfaqësuesve të Grupit joformal të qytetarëve, të Institutit Nacional Demokratik, morën  pjesë drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, Srđan Popović, kryetari Komunës së Graçanicës  Bojan Stojanović,  Bratislav Trajković, komandant i Stacionit policor  në  Graçanicë dhe  Hana Sahatqija nga sektori për siguri dhe mbrojtje të grave  pranë UNDP-së.

Me këtë rast drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, theksoi se  tema e dhunës  në familje ëshët mjaft qenësore  dhe se kësaj duhet kushtuar shumë më tepër kujdes dhe angazhim. Zyra e Kryeminsitrit / zyra për çështje të komuniteteve mbështet nismën për hapjen e një shtëpie të sigurt në Graçanicë dhe  se do të ndihmojë në realizimin e këtij projekti.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com