Twitter Facebook Youtube

Bordi për politikë të gjuhëve miratoi listën prej tre kandidatëve të rekomanduar për komisioner të gjuhëve

07.12.201210:51

Më 06. Dhjetor u mbajt takimi i Bordit për politikë të gjuhëve në të cilin u shqyrtua dhe u miratua raporti i Komisisonit për përzgjedhjen e komisionarit të gjuhëve si dhe lista prej tre kandidatëve për komisioner të gjuhëve .

Takimin e hapi kryesuesi i Bordit, Petar Miletic i cili i njoftoi të pranishmit me rendin e ditës dhe më pas fjalën ia dha kryetarit të Komisionit  Srdan Popovic i cili i informoi detalisht anëtarët Bordit për procesin e përzgjedhjes .

Secili anëtar i Bordit ka marrë raportin me shkrim për procesin e përzgjedhjes me emërat e kanditatëve që kanë aplikuar, me rezultatet e tyre të arritura ne testim dhe në intervistim si dhe me lsitën prej tre kandidatëve më të mirë. 

Anëtarët e Bordit miratuan njëzërit listën prej tre kandidatëve më të mirë, të cilën, në përputhje me Rregulloren 07-2012  për Zyrën e Komisionerit të gjuhëve, ia propozojnë Kryeministrit për ta shqyrtuar dhe zgjedur njërin  prej tyre.

Gjatë gjithë procesit të përzgjedhjes kanë qenë të pranishëm vëzhguesit nga ambasadat dhe nga organizatat ndërkombëtare.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com