Twitter Facebook Youtube

U sigurua pajisja për kabinetin e informatikës të shkollës së mesme në Kuscë të Epërme

17.12.201211:13

Zyra për çështje të komuniteteve pranë Kabinetiti të Kryeminsitrit, në bashkëpunim me Komunën e Novo Bërdës, siguroi pajisje për kabinetin e informatikës në shkollën e mesme   “Dragi Popović “në  Kuscë të Epërme 

Kabineti i informatikës mori gjashtë lap topa, një shtypës të madh (plotter) dhe në aparat fotokopjimi.

Me këtë rast, më 14. Dhjetor  2012, kjo shkollë organizoi ceremoninë e dorëzimit të pajisjes në të cilën mori pjesë drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve Srđan Popović  dhe zyrtarja për koordinim dhe grante e kësaj zyre , kryetari I Komunës ës Novo Bërdës   Bajrush  Ymeri me bashkëpunëtorë, drejtori i shkolës dhe mësimëdhënësit. 

„Më vjen mirë që Zyra për çështje të komuniteteve po vazhdon bashkëpunimin e suksesshëm  me Komunën e Novo Bërdës duke realizuar shumë projekte, e posaçërisht që kemi arritur të sigurojmë mjetet për pajisjen e kabinetit të nformatikës në këtë shkolë duke ndihmuar kështu fëmijët për të fituar arsimim më cilësor. Investimi në arsimim  është një nga prioritet e Zyrës për çështje të komuniteteve, dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim  nismat e këtilla  “, theksoi z.  Popović  duke folur para të pranishmëve

Kryetari i komunës dhe drejtori i shkolës falenderuan Zyrën për çështje të komuniteteve duke theksuar rëndësinë e këtij investimi  për arsimimin e të rinjve të cilët do të kenë rastin të përkryejnë dijen e vet duke shfrytëzuar tekonologjinë moderne. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com