U emërua Komisioneri gjuhëve
21.12.201215:02
Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur më 19. Dhjetor 2012, në përputhje me Rregulloren 07/2012 për Zyrën e Komisonerit të gjuhëve, Kabineti i Kryeministrit emëroi Slavisa Mladenovic në pozitën e Komisionerit të gjuhëve
Mandati i Komisionerit të gjuhëve është gjashtë vjet, kurse Zyra e komisionerit është kompetente për të mbikëqyrur zbatimin e Ligjit për gjuhët, më qëllim të ruajtjes, promovimit dhe të sigurimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare, të gjuhëve zyrtare në nivel komunal, të gjuhëve në përdorim zyrtar në komuna, si dhe të gjuhëve të komunteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është asnjë nga gjuhët zyrtare.