Twitter Facebook Youtube

Përfunduan edhe tre projekte të tjera në komunën e Graçanicës

26.12.201212:14

Me fonde te Zyrës së Kryeministrit / Zyra për çështje te komuniteteve është bërë asfaltimi i  rrugës në fshatin Dobrotin , është ndërtuar  shtëpia për familjen  Petkoviq,  në Guštericë te epërme  dhe rregulluar shtrati i lumit në Graçanicë. Me ketë rast, me 24 dhjetor Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve  Srdjan Popovic dhe zyrtarja për  Grante dhe koordinim  Safete Grajçevci, së bashku me përfaqësuesit e Graçanicës kanë hapur rrugën në Dobrotin, dhe i dorëzuan çelësat familjes Petkovic ne Gushtericë të epërme,i dhe e  vizituan shtratin e rregulluar te lumit në Graçanicë.

Drejtori Popovic shprehu kënaqësinë se projektet e theksuara janë realizuar me sukses dhe kanë përfunduar  në kohë. “Zyra për Çështje të Komuniteteve do të vazhdojë bashkëpunimin me komunën e Graçanicës, e cila si gjithmonë duhet të caktojë prioritetet dhe ne do të bëjmë çmos për të ndihmuar në bazë të mundësive  tona”.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com