Dhurata për fëmijët e komunitetit RAE në Fushë Kosovë
01.01.201310:29
Zyra për Çështje të Komuniteteve në bashkëpunim me OJQ-në Rome Multiethnic Culture of Kosova kanë realizuar projektin për ndarjen e dhuratave për festat e fundvitit për fëmijët e komunitetit RAE në Komunën e Fushë Kosovës.
Duke marrë parasysh gjendjen socioekonomike të këtij komuniteti ZÇK këtë here ka vendosur qe ti gëzoj këta fëmijë me nga një dhuratë simbolike për Vitin e Ri.
Fëmijët e komunitetit RAE dhe prindërit e tyre ishin shumë falënderues për këto dhurata, ndërsa ZÇK është zotuar se edhe në të ardhmen do të realizoj projekte të ngjashme të cilat do të kontribuojnë në avancimin e pozitës së komunitetit RAE në Kosovë.