Twitter Facebook Youtube

Zyra për Çështje të Komuniteteve, në bashkëpunim me OSBE/ODIHR ka projektuar praktikat më të mira për integrimin e komunitetit RAE në Kosovë

15.01.201309:12

Zyra për Çështje të Komuniteteve,  bashkë  me OSBE/ODIHR ka themeluar Komisionin  për ndarjen e granteve të cilat do t'u shërbenin komunitetit  RAE për të përmirësuar jetën e tyre.

Komisioni, në mbledhjen e mbajtur më 10 janar të vitit 2013  ka marrë vendim për ndarjen e granteve  për këto projekte:

Në komunën e  Prizrenit OJQ ''Durmis Aslano'' propozon blerjen e pajisjeve shtesë  për ''Radio stacionin 24'' orësh të romëve në mënyrë që ata të zgjerojnë produksionet e veta  dhe të kenë mbulueshmëri më të madhe të radio-përhapjes.

Në komunën e Fushë-Kosovës, propozim projekti ka të bëjë me hapjen e pusit në një nga lagjet e komunitetit RAE. Familjet që jetojnë në  këto lagje janë duke u ballafaquar me probelemin e mungesës së ujit, kështuqë me këtë projekt prashikohet hapja e pusit, instalimi i pompës si dhe vendosja e gypave të ujësjellësit  për t 'u lidhur këto shtëpi.

Në komunën e Graçanicës propozim projekti i destinohet përmirësimit të sistemit të kanalizimit në pjesën e lagjes rome. Propozohet hapja e kanaleve të sistemit të ri për mbetje të ujërave dhe për ujëra të zeza të cilat do të grumbollohen në një pusetë  të re.

Në komunën e Rahovecit është paraqitur një numër i madh propozim projektesh.

Projekti i cili do të përkrahet ka të bëjë me ndërtimin e murit mbrojtës për mbrojtjen e një pjese të rrugës  në drejtim  të lagjes ku jetojnë romët.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com