Twitter Facebook Youtube

Ambasador te rinj për pajtim

15.01.201308:24

Nga data 23 deri më 28 Dhjetor 2012 në Beograd është mbajtur seminari me titull “Ambasadorët e rinjë për pajtim” i organizuar nga Këshilli rinor për arsim.

Në këtë seminar ishin pjesmarrës të rinjt nga Bosnja, Serbia dhe Kosova.

Pjesmarrëse në këtë seminar ishte edhe zyrtarja e lartë për informim publik në Zyrës për Çështje të Komuniteteve/ Zyra e Kryeminsitrit  znj.Sanela Sadikovic.

Gjatë qëndrimit pesëditor në Beograd, pjesëmamarrësit kanë pasur rastin  të dëgjojnë ligjërata  në temat për Integrimin në BE, për historinë  e ish-Jugosallavisë dhe për drejtësinë tranzicionale  dhe gjithashtu patën rastin  të vizitojnë disa institucione shtetërore.

Qëilimi i këtij seminari ishte që, pavarësisht nga  përkatësia e tyre etnike, t’i lidhë përfaqësuesit nga Serbia, Kosova dhe nga Bosnja e Hercegovina.
 
Në fund të këtij seminari, pjesëmarrësit kanë marrë certifikata dhe janë bërë Ambasadorë  të rinj të pajtimit.

Seminari është financuar nga  Ambasada e  Britanisë së Madhe

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com