Twitter Facebook Youtube

Përfaqësuesit të ZÇk-se në takim të Këshillit Konsultatit për Komunitete

06.02.201309:20

Me 31. Janar te vitit 2013, Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteve Srgjan Popoviq ka marr  pjesë në takimin e rregullt të Këshillit konsulltativ për komunitete. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, është paraqitur raporti i  Grupit Punues për Legjislacion dhe komunitetet e  romeve, ashkalive dhe egjiptasve.

Pas prezantimeve te përfaqësuesve të grupeve të punës, njëzëri është shqyrtuar  dhe miratuar raporti mbi punën e këshillit në vitin 2012.
Në takimë gjithashtu është  thënë  se problemi i përdorimit të dy gjuhëve zyrtare, ne web-faqet e ministrive. Si një shembull, është marrë  Ministria e Bujqësisë, ku është duke u bërë  ndarja e subvencionioneve, ndërsa ne web faqe ekzistojnë formularët për konkurs vetëm në gjuhën shqipe. U konstatua se grupi për gjuhët duhet të paraqitet ne mbledhjen e ardhshme me propozime konkrete për të adresuar këtë problem.

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve ka shfrytëzuar  mundësinë për të paraqitur një zyrtar të lartë për politika, Ljubica Jankoviçin, e cili ne te ardhmen  do të merr pjesë në mbledhjet e Këshillit. Gjithashtu i njohu pjesëmarrësit me projektin te cilin është duke e zbatuar  zyra në bashkëpunim me OSBE-në,  e që ka te bej me përmirësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve të cilat mirën me çështje te  komuniteteve , dhe kërkoi emërimin e dy anëtarëve të Këshillit

Në takim u vendos që anëtarët e këshillit znj Duda Bale dhe z. Veton Berisha të jenë përfaqësues të KKK-së në kuadër te projektit  për të përmirësuar komunikimin mes : Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ministrisë se pushtetit  lokal  dhe Këshillit konsultativ për komunitete.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com