Twitter Facebook Youtube

U prezantua projekti i parë i dokumentit strategjik për politikën e punësimit të komuniteteve

07.02.201315:03

Më 7.02.2013 është mbajtur takimi me vëzhguesit e grupit punues të ardhshëm i cili do të merret me hartimin e mekanizmave dhe të procedurave me qëllim të avancimit të kornizës ligjore e cila regullon punësimin e komuniteteve.

Temë e këtij takimi ishte  projekti i parë i dokumentit strategjik për politikën e punësimit të komuniteteve  jo shumicë  të cilin e ka hartuar Zyra për çështje të komunitetve, si dhe roli i vëzhguesve në grupin e punës.

Takimin e hapi drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve, Sërxhan Popoviq i cili i falënderoi të pranishmit  (Shkëlqesinë  Ambasadorin e Norvegjisë, përfaqësuesit e  ambasadave  të  SHBA –së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe  dhe të Zvicrës, të UNDP-së , OSBE-së, të Zyrës së përfaqësuesit special të  BE-së  në  Kosovë dhe të  ECMI-së) për gatishmërinë  për të mbështetur këtë nismë dhe për të dhënë kontributin e tyre.

“ Zyra e Kryeministrit / Zyra për çështje të  komuniteteve  dëshiron që  me këtë  projekt  t’i  kushtojë më shumë vëmendje politikës së  punësimit të komuniteteve, si dhe që bashkë me anëtarët e grupit të punës, të  krijojë mekanizma për përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues në këtë fushë. Ne dëshirojmë që t’ua vëjmë në pah  të gjitha institucioneve  dhe ndërmarrjeve  rëndësinë e zhvillimit  të strategjisë dhe të  programeve  që do të përmirësojnë politikat e punësimit të komuniteteve jo shumicë,  por edhe rëndësinë e koordinimit të politikave të tyre të punësimit me Kushtetutën dhe me ligjet  e Kosovës, "tha Popoviq.

Sonja Skarep, këshilltare  në Zyrën për çështje të komuniteteve, para të pranishmëve prezantoi projektin e parë të dokumentit strategjik për poltikën e punësimit të komuniteteve, dhe pas kësaj u  zhvillua diskutim.
Paralelisht me procesin e formimit të grupit të punës, do të  bëhet një hulumtim për përfaqësimine e komuniteve jo shumicë.

Në këtë hulumtim gjithashtu do të  paraqitet edhe analiza krahasuese në raport me rezultatet e hulumtimit  të bërë nga  Zyra për çështje të komuniteteve në vitin 2010. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com