Takim i përfaqësuesve të institucioneve që merren me çështje të komuniteteve

Zyra e Kryeministrit /Zyra për Çështje të Komuniteteve, në bashkëpunim me OSBE-në është duke zbatuar projektin për përmirësimin e komunikimit ndërmjet katër institucioneve (Zyra për Çështje të Komuniteteve, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Pushtetit Lokal dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete) të cilat merren me çështje të komuniteteve.
Në kuadër të këtij projekti, më 3. Prill është mbajtur takimi i parë i përfaqësuseve të institucioneve të lartpërmendura në të cilin është prezantuar projekti dhe objektivat e grupit punues.
Në fund të projektit do të definohen rekomandimet lidhur me fushat e veprimit të institucioneve që merren me çështje të komuniteteve me qëllim të bashkërendimit të përpjekjeve për të arritur rezultate më të mira.
