Twitter Facebook Youtube

Konferenca për arsimimin e romëve, ashkalinjve dhe të egjiptianëve të rinj

16.04.201316:46

Organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Fondaciont Kombëtar për Demokraci (NED), më 15 Prill të vitit 2013 u mbajt një konferencë në të cilën u diskutua për sfidat e arsimit dhe të punësimit të të rinjve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Në këtë konferencë u prezantua hulumtimi në fushën e arsimimit dhe të punësimit të të rinjve romë, ashkali dhe egjiptian, të cilin e ka zhvillua Grupi kosovar për angazhim. Hulumtimi ka treguar gjendjen aktuale të arsimit dhe të punësimit të këtyre komuniteteve në shërbimet publike. Edhe pse numri i studentëve është rritur paksa në krahasim me vitin 2006. dhe 2007, u konkludua se duhet të investohet më shumë në edukimin e e këtyre komuniteteve në mënyrë që, ndër të tjera, të jenë më konkurrues në tregun e punës.

Përveç Drejtorit të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Popović, në panel morën pjesë Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Nenad Rašić, Zëvendës Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Usmen Baldzi, Zëvendës Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, Gani Elshani, ndërsa në pjesën e dytë të kësaj konference të pranishmëve u janë drejtuar deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e romëve , ashkalinjve dhe të egjiptianëve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com