Twitter Facebook Youtube

Grupet lokale të veprimit, takim i donatorëve

19.04.201309:28

Të Premten, më  19 prill, në komunën e Prizrenit u mbajt një takim m donatorë të cilin  e kishin organizuar përfaqësuesit e grupeve lokale të veprimit. Grupet lokale të veprimit përbëhen nga përfaqësuesit e komunës, të ndërmarrjeve të vogla, të organizateve jo qeveritare dhe të komuniteteve   që funksionojnë në  Prizren, Shtërpcë, Novo Bërdë dhe në Partesh.

Grupet lokale të veprimit  bashkëpunojnë me shumë partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë  me qëllim të sigurimit të një mbështetjeje më të madhe për  projektet të cilat kanë për qëllim t’u ndihmojnë të kthyerve dhe komuniteteve.

Në takimin e sotëm u prezantuan 12 projekte të cilave u nevojitet financimi, nga të cilat 8 prej tyre janë infrastrukturore kurse 4 kanë të bëjnë me ndihmën për fermerët.

Përveç drejtorit të Zyrës për çështje të komuniteteve, Srdan Popovic, në cilësinë e donatorit në këtë takim ishin të pranishëm  përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të Qendrës për mbështetjen e  Bizneseve të Kosovës (Bussines support center Kosovo), të IOM-it, si dhe përfaqësuesi i
projektit „Beautiful Kosovo“.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Srdan Popovic prezantoi lëmin e punës dhe projektet në të cilat aktualisht është duke punuar Zyra për çështje të komuniteteve dhe theksoi se  është me rëndësi që ndërmjet partnerëve të cilët merren me çështje të komuniteteve të ketë  komunkim të vazhdueshëm  në mënyrë që ndihma t\'u dedikohet pikërisht atyre  që u nevojitet dhe për t\'u evituar dyfishimi i aktiviviteve.  

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com