Twitter Facebook Youtube

Avancimi i politikës së punësimit të komuniteteve jo shumicë në Kosovë

26.04.201315:20

Me vendim të Qeverisë,  më 5 prill 2013, është themeluar një grup punues i cili do të punojë  në  zhvillimin e  rekomandime që synojnë përmirësimin e politikave të punësimit të komuniteteve në institucionet publike, në  ndërmarrje publike, agjenci dhe në  komuna. Grupi punues kryesohet nga  Zëvendëskryeministri/Ministëri  i  Pushtetit Lokal, Slobodan Petrović, ndërsa anëtarë të këtij grupi janë  përfaqësuesit  e  ministrive, ndërmarrjeve publike dhe të agjencive.

Takimin e parë të grupit punues të mbajtur më 25 prill e hapi këshilltari i lartë i Kryeministrit/ Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Popovic, i cili me këtë rast të pranishmit i njoftoi  me  iniciativën  e ngritur  nga Zyra për Çështje të Komuniteteve për  avancimin  e politikave të punësimit të komuniteteve jo shumicë në Kosovë.

\"Me këtë iniciativë ne duam të avancojmë  politikën e punësimit të  komuniteteve joshumicë në disa fusha, duke filluar   nga  procedurat  për shpalljen  e vendeve të punës, nëpërmjet  procesit të përzgjedhjes, si dhe me programet dhe trajnimet shtesë  në mënyrë  që pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë të jenë  më konkurrues në treg, për t’u  përmbushur  plotësisht  kuota  ligjore e përfaqësimit të  komuniteteve në institucionet publike , por edhe për tu  motivuar anëtarët e komuniteteve jo shumicë  që të aplikojnë për punë. Në bashkëpunim me UNDP është zgjedhur  një kompani e cila është duke  punuar  në hulumtimin lidhur me  përfaqësimin  e  komuniteteve në institucionet publike, në ndërmarrje, agjenci  dhe në komuna. Hulumtimi do të paraqitet në takimin   e  dytë të grupit të punës  të cilin planifikojmë ta organizojmë nga mesi i muajit maj. Grupi punues në fund të punës së tij  do të duhej t’ia   dorëzonte  Qeverisë për miratim rekomandimet të cilat  synojnë forcimin dhe rritjen e kapacitetit të efektivitetit të mekanizmave që rregullojnë punësimin e komuniteteve jo shumic: përkatësisht  rekomandimet që lidhen me sistemin e masave që do të shtonin  monitorimin e zbatimit të politikave të punësimit në institucione, në ndërmarrje  dhe në  agjenci, \"tha Popović në fjalimin e tij hyrës.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri dhe Ministëri  i Administrimit  të Pushtetit Lokal, z.Slobodan Petrović,  shprehi   mbështetjen e tij të plotë për punën dhe tha se grupi punues është shumë i rëndësishëm, sepse duhet të miratojë  rekomandime që do të ndikojnë që  të rinjtë të mos  largohen nga Kosova në kërkim të ofertave më të mira, por të qëndrojnë  në Kosovë, për të ndihmuar shoqërinë. Ai gjithashtu përmendi se ligji thotë se  duhet të inkurajohen  pjesëtarët e komuniteteve minoritare, dhe se ata duhet të përbëjnë  10% të të punësuarve në institucionet qendrore.

Të pranishmëve gjithashtu iu  drejtua edhe  ministri për Komunitete dhe Kthim, z. Dalibor Jevtić, i cili gjithashtu u zotua për mbështetje dhe kontribut  të plotë nga  Ministria për  grupin punues dhe theksoi rëndësinë e punësimit të personave të kthyer .

\"Përveç adresimit të  aspektit ekonomik, ne kështu ndihmojmë  për të ndërtuar besim në institucionet e Kosovës. Besimi,  krahas çështjeve ekonomike, sot është  një  nga elementët më të rëndësishëm kur është fjala për kthimin dhe stabilizimin e komuniteteve, tha Jevtić.

Pas fjalimeve  hyrëse , Sonja Skarep  këshilltare e CDF  në Zyrën e Kryeministrit / Zyra për Çështje të Komuniteteve, prezantoi para grupit punues draftin e parë të Dokumentit strategjik  për politikën e punësimit, i cili përmban hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në avancimin e politikave të punësimit të komuniteteve jo shumicë , përshkrimin e detyrave të grupit punues dhe fazat në të cilat duhet të zhvillohen politikat e punësimit.

U propozua që takimi i radhës i grupit punues të mbahet  nga mesi  majit, kur do  dakordohet se cilat  institucione  do të përbëjnë  një ekip të vogël për të punuar në zhvillimin e rekomandimeve të lartpërmendura.

Në takim po ashtu morën pjesë Përfaqësuesi i ZPS/ZKM, Përfaqësuesi i SKQ/ZKM Përfaqësuesi i Zyrës Ligjore-ZKM, përfaqësuesi i Ministrisë së Administratës Publike, përfaqësuesi i Ministrisë së punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësuesi i Minisatrisë së punëve të Brendshme, përfaqësuesi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësuesi i Ministrisë pë për Komunitete dhe Kthim, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, përfaqësuesi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përfaqësuesi i Doganave të Kosovës, përfaqësuesi i Hekurudhave të Kosovës, përfaqësuesi i Post-Telekomit të Kosovës,  përfaqësuesi i Këshillit konsultativ për komunitete, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i Kuvendit, përfaqësuesi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, përfaqësuesi i Radio Televizionit të Kosovës, përfaqësuesi i Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në cilësinë e ekspertëve dhe të ndihmës nga jasht në takim morën pjesë: përfaqësuesi i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, përfaqësuesi i Ambasadës së Norvegjisë në Kosovë, përfaqësuesi i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë, përfaqësuesi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, përfaqësuesi i Ambasadës së Zvicrrës në Kosovë, përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, përfaqësuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësuesit Special të BE-së, përfaqësuesi i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi i Qendrës Evropiane për Çështje të Pakicave.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com