Osnat Lubrani, koordinatore e OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë vizitoi Zyrën për çështje të komuniteteve
10.05.201314:44

Të mërkurën, më 8 Maj, zonja Osnat Lubrani dhe ekipi i saj kanë vizituar Zyrën për çështje të komuniteteve dhe gjithashtu bisedoi me drejtorin e Zyrës z. Srdjan Popovic.
Srdjan Popovic shprehu mirënjohje UNDP-së për mbështetjen e saj duke theksuar mbështetjen e procesit të reformës së Komisionit të Gjuhëve dhe krijimin e Zyrës së Komisionerit për gjuhët, si dhe për projektin aktual, i cili synon të përmirësojë politikat e punësimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë.
Zonja Osnat ishte e kënaqur me bashkëpunimin që UNDP ka me Zyrën e Komunitetit dhe poashtu shprehi dëshirën për bashkëpunim në të ardhmen.