U prezantuan rezultatet e hulumtimit lidhur me perfaqësimin e komuniteteve jo shumicë nëinstitucionet publike

Në takimin e mbajtur më 15 maj, grupi punues i vëzhguesve për avancimin e politikave të punësimit të komuniteteve, prezantoi rezultatet e hulumtimit mbi përfaqësimin e komuniteteve në institucione dhe në ndërmarrje publike.
Zyra për çështje të komuniteteve këtë hulumtim e ka kryer në bashkëpunim me UNDP-në dhe me kompanë Novus e cila hulumtimin e ka bërë në terren. Hulumtimi ka treguar se përfaqësimi i komuniteteve në institucionet dhe në ndërmarrjet publike nuk është e kënaqshëm dhe në përputhje me kuotën ligjore. Gjithashtu, hulumtimi ka treguar se është e nevojshme për të zhvilluar strategji afatgjatë dhe masa për punësim aktiv.
Përfaqësuesit e pranishëm të organizatave ndërkombëtare dhe të ambasadatve kanë pasur mundësi të japin komentet e tyre për tu përfshirë në raportin narrativ përfundimtar për hulumtimin.
Rezultatet e hulumtimit gjithashtu do t\'u paraqiten anëtarëve grupit të punës për përmirësimin e politikës së punësimit të komuniteteve jo-shumicë në takimin i cili do të mbahet në javën e parë të qershorit.
