Twitter Facebook Youtube

Drejtori i Zyrës për çështje të komuniteteve dhe Komisioneri i gjuhëve morën pjesë në Konferencën për të drejtat gjuhësore në Irlandë

30.05.201313:37

Nga data  22-28 maj, Misioni i OSBE-së në Kosovë, organizoi një udhëtim studimor në Irlandë me rastin e Konferencës  Ndërkombëtare për të drejtat gjuhësore e  cila u mbajt në Dablin. Konferenca mblodhi së bashku komisionerë të gjuhëve nga pjesë të ndryshme të botës për të diskutuar sfidat dhe problemet që ata hasin kur është fjala për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave gjuhësore, dhe gjithashtu, është diskututuar  për themelimin e Shoqatës Ndërkombëtare të  Komisionerëve  të Gjuhëve

Me këtë rast, Komisioneri i gjuhëve Slavisa Mladenovic informoi të pranishmit në lidhje me kuadrin ligjor dhe me  sfidat në fushën e mbrojtjes dhe të promovimit   të drejtave gjuhësore në Kosovë.

Në kuadër të vizitës studimore, Drejtori i Zyrës Srdjan Popovic  dhe komisioneri i gjuhëve Slavisa Mladenovic patën  mundësinë të takohen me Presidentin e Irlandës  i cili në rezidencën e vet organizoi një pritje me rastin e Konferencës Ndërkombëtare për të drejtat gjuhësore.

Pas konferencës, komisioneri irlandez për gjuhë, Soen OCurien i cili ishte nikoqir  i kësaj  vizite  studimore, mbajti një trajnim mbi sistemet, strukturat dhe praktikat më të mira lidhur me çështjen e të drejtat gjuhësore dhe të  politikave  gjuhësore,për grupin nga  Kosova , në të cilën përveç drejtorit të ZÇK-së dhe të komisionerit të  gjuhëve ishin edhe  Safete Grajçevci, zyrtare për çështje të përputhshmërisë  me ligjin në Zyrën e Komisionerit të gjuhëve, Sonja Skarep këshilltare në Zyrën për Çështje të Komuniteteve dhe përfaqësueset e misionit të  OSBE-së, Shqipe Hajredini dhe Fabiana Ortugno

Komisioneri irlandez për gjuhë ka dhënë një kontribut të madh në procesin e  reformës së Komisionit të  gjuhëve , ndërsa shembujt  e   Irlandës dhe të   Kanadasë janë marrë si shembuj  të  praktikës së mirë mbi të  të cilën është bazuara  Dokumenti strategjik i reformës  të cilën e ka  udhëhequr  Zyra për Çështje të Komuniteteve.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com