Seminar mbi monitorimin dhe vlerësimin e shkallës së realizimit të të drejtave të komuniteteve - Sfidat dhe Mundësitë
Me 5 Qershor, është organizuar në hotel Sirius në Prishtinë , nga Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve (ECMI), punëtoria me titull "Monitorimi dhe vlerësimi i të drejtave të komuniteteve dhe përdorimi i treguesve "Sfidat dhe mundësitë", e cila është pjesë e projektit "Mbështetje komuniteteve pakicë në qeverisjen efektive në Kosovë ", i cili është financuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës (FDFA).
Punëtoria synonte diskutimin mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me zhvillimin e një sistemi gjithëpërfshirës për monitorimin dhe vlerësimin e shkallës së realizimit të të drejtave të komuniteteve në Kosovë.
Në emër të Zyrës për Çështje të Komuniteteve në punëtori, ka mbajtur një fjalim drejtori Srdjan Popovic i cili me këtë rast përshëndeti iniciativën e ECMI, duke shtuar se ligjet e Kosovës janë të mira, por mungojnë mekanizmat shtesë të cilit do të ndihmojnë që ligji në terren të zbatohet në mënyrë më efikase dhe të plotë. "Standardizimi dhe transparenca e mënyrës së raportimit të institucioneve, pastaj formimi i një bazë gjithëpërfshirëse të dhënash, që do të përmbante treguesit, me të cilit do matet progresi i secilit institucion në një çështje të caktuar, do të na ndihmojë shumë neve të cilit merremi me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, por gjithashtu do të kontribuojë në përparimin më të shpejtë në procesin e aderimit në BE dhe pajtueshmërinë me praktikat më të mira ", ka thënë Popovic.
Përveç përfaqësuesve të ECMI të cilët i njoftuan pjesëmarrësit rreth dokumentit të punës që do të shërbejë si bazë për futjen e sistemit të vlerësimin dhe monitorimin e realizimit të të drejtave të komuniteteve, në punëtori kanë diskutuar, gjithashtu: Norbert Rutche, sekretar/këshilltar i parë për siguri në ambasadën e Zvicrës, Komisioneri i Gjuhëve, Slavisa Mladenovic, dhe Jasmina Zhivkovic, Kryetare e Komitetit të kuvendit për të drejta dhe interesa të komuniteteve.
Pjesëmarrësit ranë dakord se në mënyrë që të përmirësohet zbatimi e ligjit mbi të drejtat e komuniteteve, thelbësore është të definohen treguesit në bazë të cilëve do të bëhet matja e zbatimit të ligjit dhe shkalla e realizimit të të drejtave të komuniteteve, dhe duhet të përcaktohen qartë institucionet që do të jenë përgjegjëse për mbledhjen e të dhënave dhe raportimin, secila në fushën e saj të kompetencave.