Twitter Facebook Youtube

Takimet koordinuese rajonale - Procesi i kthimit vullnetar, mekanizmat dhe procedurat për riintegrimin e personave të riatdhesuar

18.06.201310:54

Ministria e Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Ministrinë për Komunitete dhe Kthim si  dhe me Njësinë për mbështetjen e kthimit dhe koordinim/ Zyra e zëvendëskryeministrit, organizoi  takimin e  parë  në vargun e   takimeve koordinuese ,  i cili u mbajt më 11  Qershor në Pejë

Qëllimi i takimit ishte  diskutimi  për bashkëpunim ndërmjet autoritetve qendrore dhe lokale lidhur me çështjen e kthimit , mekanizmat dhe procedurat e procesit të riintegrimit.

Në këtë kuadër, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të  Brendshme prezantuan propozimet për rishikimin e strategjisë për riintegrimin e personave nëpërmjet ripranimit, ndërsa përfaqësuesit e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim në prezantimet e  tyre, të pranishmit i njoftuan  me planet dhe me aktivitetet e Ministrisë dhe për rrjedhën e procesit aktual në  hartimin e  Strategjisë 2014-2018. Përveç përfaqësuesve të këtyre ministrive, folën e dhe  përfaqësuesit e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të  Agjencisë Kosovare për Avokim dhe Zhvillim, si dhe përfaqësues lokal të komunave  nga rajoni i Pejës.

Nga Zyra për Çështje të Komuniteteve  në këtë takim morën pjesë  Sanela Sadikovic dhe Sonja Skarep.

Të pranishmit kanë rënë dakord rreth nevojës për të avancuar bashkëpunimin midis autoriteteve qendrore dhe lokale në procesin e kthimit dhe të riintegrimit, si dhe për të gjetur mënyra për  kapërcimin e sfidave  që lidhen me sigurimin e trojeve  për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit, me sigurinë, pastaj   se është e nevojshme për të korrigjuar standardet dhe procedurat ekzistuese në procesin e kthimit dhe të riintegrimit.

Në të ardhmen parashihen të mbahen edhe  katër takime -në Mitrovicë, Prizren, Prishtinë dhe në  Gjilan.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com