Twitter Facebook Youtube

Përmirësimi i komunikimit ndërmjet komunitetit serb në rajonin e Prishtinës dhe Policisë së Kosovës

20.06.201314:33

Të Enjten, me  20 Qershor, është  organizuar   nga Misioni i OSBE-së  një takim që kishte për synim  diskutimin për  mënyrat e mundshme të përmirësimit të komunikimit ndërmjet  komunitetit serb në rajonin e Prishtinës dhe Policisë e Kosovës.

Takim është mbajtur në fshatin Lapje Sellë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, përfaqësuesve  të komunave në rajon si dhe  të përfaqësuesve  të shoqërisë civile. Nga  Zyra  për Çështje të Komuniteteve mori pjesë Sonja Skarep.

Në takimi më së shumti u diskutua në lidhje me sfidat sa i përket organizimit të ardhshëm  të ceremonisë së  Vidovdanit, në mënyrë që të mos përsëritet situata  nga viti i kaluar. Pjesëmarrësit në takim shprehën pikëpamjet e tyre mbi organizimin e kësaj  ceremonie, si dhe paraqitën  propozime për të përmirësuar situatën e sigurisë.

Nga  përfaqësuesja e Zyrës për Çështje të Komuniteteve u theksua  se ishte shumë e rëndësishme mbajtja  e këtij  takimi,  si dhe pjesëmarrja dhe bashkëpunimi i institucioneve përkatëse, që të punojnë së bashku për të përmirësuar situatën e sigurisë dhe krijimin e besimit reciprok ndërmjet Policisë së Kosovës dhe komuniteteve. Gjithashtu, nevojitet  një strategji më afatgjate dhe fushatë  për informimin e qytetarëve nga ana e Policisë së Kosovës, për bashkëpunim më  të suksesshëm në të ardhmen, sidomos kur është fjala për organizimin e ngjarjeve që bartin një rrezik të caktuar të sigurisë.

Zyra për Çështje të Komuniteteve ka bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës, sidomos në grupin punues për sigurinë në komunitet.

 Pjesëmarrësit në këtë takim u pajtuan se konsultimi mbi sfidat e ceremonisë së Vidovdanit duhet të përfshijë edhe organizatat ndërkombëtare si dhe të sigurohet  pjesëmarrje aktive e Policisë së Kosovës.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com