Twitter Facebook Youtube

Seminar tre ditor për përmirësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve që merren me çështje të komuniteteve

26.06.201314:47

Në periudhën nga  10 deri me 14 qershor 2013 u mbajt një seminar në Mal të Zi, i cili mblodhi përfaqësues të institucioneve që merren me çështje të komuniteteve: Ministria për Komunitete dhe Kthim, Ministria e Pushtetit Lokal, Zyra për Çështje të Komuniteteve dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete.

Seminari ofroi mundësi për të adresuar më tej problemet dhe sfidat kur është fjala për komunikimin në mes të katër institucioneve të  sipërpërmendura, si dhe për të dhënë propozime për përmirësimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Diskutimet në seminar, dhe përfshirja aktive e  pjesëmarrësve, kontribuan në zhvillimin e dokumentit, i cili synon të tregojë rrugën për përforcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për çështje të komuniteteve.

Seminari tre ditor është pjesë e projektit që synon të përmirësojë komunikimin ndërmjet institucioneve të përfshira në çështjet e komuniteteve ,të cilin e ka iniciuar në vitin  2012 Zyra për Çështje të Komuniteteve, në bashkëpunim me OSBE-në.

Është themeluar një grup pune i përbërë nga përfaqësues të katër institucioneve të lart përmendura, që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit përmes diskutimit dhe shkëmbimit të informacioneve për situatën aktuale në lidhje me bashkëpunimin dhe komunikimin, si dhe të propozojë mënyra për avancim dhe përmirësim të gjendjes aktuale.

Nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, në këtë seminar morën pjesë Srdjan Popovic dhe Ljubica Jankovic.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com