Hapja solemne e Shkollës së Muzikës dhe e Shtëpisë së Kulturës në Stanishor, Komuna e Novobërdës

Me mjete të Zyrës për Çështje të Komuniteteve është bërë renovimi i Shkollës së Muzikës dhe i Shtëpisë së Kulturës në Stanishor. Më 27 qershor të vitit 2013, në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Srdjan Popovic, drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Imeri dhe drejtori i shkollës Sasa Miloshevic.
Me këtë rast, Srdjan Popovic u shpreh i kënaqur që punimet kanë përfunduar me sukses dhe shfaqi shpresën se kjo shkollë do të kultivojë dhe investojnë në talentente të reja, kurse në Shtëpinë e Kulturës do të ketë më shumë ngjarje kulturore dhe artistike të cilat të rinjve do t'u do ofrojnë përmbajtje të reja .
Kryetari i Komunës së Novobërdës dhe drejtori i shkollës falënderuan Zyrën për Çështje të Komunitetit me shpresë se bashkëpunimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen


