Zyra për Çështje të Komuniteve pranë kabinetit të Kryeministrit vazhdon tiu ndihmojë familjeve që jetojnë në kushte të vështira

Me donacion të Zyrës për Çështje të Komuniteteve ka përfunduar me sukses ndërtimi i shtëpisë në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.
Çelësat e shtëpisë së sapondërtuar për familjen Tripkovic i dorëzoi Drejtori e Zyrës për Çështje të Komuniteteve Srdjan Popovic, me ç'rast theksoi se Zyra për Çështje të Komuniteteve edhe në të ardhmen do të vazhdojë t'u ofrojë ndihmë qytetarëve që jetojnë në kushte të vështira.
"Unë jam shumë i kënaqur që kemi arritur t'iu dalim në ndihmë dhe që edhe ju jeni të kënaqur. Ne jemi të vetëdijshëm se ka shumë familje që kanë nevojë për ndihmën tonë, dhe ne gjithmonë do të përpiqemi t'u dalim në ndihmë, tha Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve Srdjan Popovic në bisedë me familjen Tripkovic ".
Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave mori pjesë Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtic dhe Kryetari i Komunës së Obiliqit Mehmet Krasniqi.
Minister Jevtic theksoi se do të mundohet ti vij në ndihmë kësaj famlje për rregullimin e shtepisë.