Konferenca e UNDP-së Prezantimi i rezultateve afatmesme , bashkëpunimi me partnerët, rekomandimet
Më 2 Korrik 2013. është mbajtur Konferenca nga UNDP-ja në të cilën janë paraqitur rezultatet afatmesme nga partnerët me të cilët UNDP-ja bashkëpunon ngushtë, janë propozuar rekomandimet për punën e mëtutjeshme.
Në fjalimet hyrëse, të pranishmit i përshëndetën Koordinatori i përhershëm i OKB-së .znj Osnat Lubrani dhe znja ministre për integrim evropiane Vlora Çitaku . Nga UNDP-ja u prezantuana fushat kyçe të punës si dhe rezultatet e arritura në periudhën e viteve 2011-2013.
Në pjesën e Konferencës të parashikuar për fjalime të partnerëve të cilët folën për bashkëpunimin me UNDP-në, si dhe për rekomandimet për punën e ardhshme, të pranishmëve iu drejtua Z. Slobodan Petrovic, Zëvendës Kryeministër dhe Ministër i Pushtetit Lokal, Z. Mahir Yagcilar, Ministër i Administratës Publike, Z. Srdjan Popovic i lartë i Kryeministrit dhe Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, kryetari i komunës së Fushë-Kosovës, nga Agjencia e Zhvillimit Rajonal për Jugun dhe nga Agjencia për Energji.
Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve falënderoi UNDP-në për mbështetjen e deritashme, në veçanti në procesin e reformimit të Komisionit të gjuhëve dhe vuri në dukje se investimi në zhvillimin ekonomik, në arsim dhe në trajnime profesionale të ndryshme është thelbësore kur kemi të bëjmë me ngritjen e kapaciteteve të një shoqërie.
"Nevojitet të ketë më shumë vëmendje në ndërtimin e kapaciteteve për përdorimin e fondeve të BE-së në dispozicion si dhe dhe në dizajnimin e programeve të mëdha që do të ndihmojnë në ndërtimin e kapaciteteve, veçanërisht të komuniteteve jo shumicë.
Ky është edhe një rekomandim nga UNDP-ja edhe për institucionet e tjera relevante dhe organizatat që t'i përkushtohen më shumë kësaj çështjeje në mënyrë që të punojmë së bashku në programet që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e kushteve për përparimin ekonomik dhe social dhe në krijimin e kushteve më të mira të jetesës për të gjithë qytetarët ", theksoi Popovic.
