Twitter Facebook Youtube

Takimi i Grupit punues - Gjetja e zgjidhjes afatgjatë për personat e zhvendosur dhunshëm brenda Kosovës dhe në vendet fqinje

03.07.201311:52

Më 03.07.2013, Ministria për Komunitete dhe Kthim, në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) kanë  mbajtur në Hotel Viktory në Prishtinë takimin  e katërt të Grupit punues për gjetjen e zgjidhjeve afatgjata për personat e zhvendosur dhunshëm  brenda Kosovës dhe në vendet fqinje.

Grupi punues u kryesua nga ministri Dalibor Jevtiq dhe shefi i Misionit të UNHCR Jo Hegenauer, kurse  grupi i punës përbëhej prej më shumë se dyzet anëtarësh  që përfaqësojnë të gjitha agjencitë e OKB-së, organizatat qeveritare, donatorët dhe autoritetet lokale. Në takim  gjithashtu ishin të pranishëm një numër i madh i përfaqësuesve të OJQ-ve ndërkombëtare dhe vendore.

Temat kryesore ishin kthimi dhe riintegrimi i refugjatëve dhe personave të zhvendosur në Mal të Zi dhe në  ish-Republikën  Jugosllave të Maqedonisë, strategjia e zgjidhjeve të qëndrueshme për refugjatët nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia që jetojnë në Kosovë. Qendra për Monitorimin  e  të zhvendosur brenda Kosovës  dhe Agjencia  Kosovare e  Statistikave paraqitën në Grupin punues informacione mbi profilizimin e ardhshëm të personave të zhvendosur në Kosovë. Gjithashtu u dhanë rekomandime mbi vazhdimin e veprimit të mëtejshëm, u përcaktuan bartësit e detyrava dhe u caktua korniza kohore.

Në takimin e sotëm të grupit punus Zyrën për Çështje të Komuniteteve e përfaqësoi Sanela Sadikovic.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com