Twitter Facebook Youtube

Takim i Grupit të punës për avancimin e politikës së punësimit të komuniteteve jo-shumicë Prezantimi i rezulatave të vlerësimit lidhur me punësimin e komunitetve jo-shumicë në institucione dhe në ndërmarrje publike

29.07.201314:49

Më 26 Korrik 2013, është mbajtur takimi i grupit të punës për avancimin e politikës së punësimit të komunitetve jo-shumicë  në të cilin janë prezantuar rezultatete vlerësimit lidhur me punësimin e komunitetve jo-shumicë në institucione dhe në ndërmarrje  publike

Takimi është organizuar  nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, e cila udhëheq projektin për avancimin e politikës së punësimit të komuniteteve jo-shumicë.

Në fillim të takimit, Drejtori i zyrës Srdjan Popovic përshëndeti të pranishmit dhe i dha fjalën Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic, i cili është edhe kryesues i grupit punues. Me këtë rast, Ministri Petroviq ndër të tjera tha se ai beson se të gjithë do të marrin pjesë aktivisht në punën e këtij grupi dhe secili në fushën e vet të punës, do të japë kontribut në këtë çështje shumë të rëndësishme dhe në  integrimin e komuniteteve jo-shumicë në shoqëri.

Përveç anëtarëve të grupit punues në takim morën pjesë edhe vëzhgues të cilët janë përfaqësues të disa organizatave ndërkombëtare dhe të ambasadave.

Pas prezantimit të hulumtimit nga Kompania Novus e cila ka kryer hulimtimin në terren, pjesëmarrësit ranë dakord mbi nevojën për të zhvilluar mekanizmat për zbatimin e politikave aktive të punësimit, të orientuar veçanërisht ndaj komuniteteve të cila nuk janë të përfaqësuara sa duhet në institucione.

U ra dakord gjithashtu që të krijohet një ekip në kudër të grupit punues që do të punojë në zhvillimin e rekomandimeve për qeverinë dhe të jetë i përbërë nga përfaqësues të këtyre institucioneve: Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Drejtësisë, Ministria për punë dhe mirëqenije sociale, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Zyra Ligjore/ZKM dhe Zyra për Çështje të Komunitetete/ZKM .

Në periudhën e    ardhshme  ky ekip do të punojë për të zhvilluar rekomandime që synojnë forcimin dhe rritjen e kapaciteteve  të efikasitetit të mekanizmave që rregullojnë punësimin e komuniteteve jo-shumicë, përkatësisht  të rekomandimeve  që lidhen me sistemin e masave që do të avanconte monitorimin e zbatimit të politikës së punësimit në institucione, në ndërmarrje dhe në  agjenci.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com