Twitter Facebook Youtube

U mbajt seminari një-ditor mbi procesin dhe procedurat e hartimit të amendamenteve legjislative

06.09.201314:31

Grupi Punues për legjislacion, brenda Këshillit Konsultativ për Komunitete, ka  mbajtur me 06.09.2013  seminar një-ditor, në hotel  “Dukagjini”  në Pejë.   

Në këtë punëtori u diskutuan temat që lidhen me hartimin e ligjeve, procedurat për të propozuar ndryshime legjislative, dhe gjithashtu është bërë një diskutim mbi të  drejtat ligjore dhe mandatin e Këshillit Konsultativ për Komunitete. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë bërë vlerësimin e tyre në lidhje me bashkëpunimin e Këshillit Konsultativ dhe Zyrës Ligjore të Kryeministrit, dhe kështu janë identifikuar hapat që duhet ndërmarrë në mënyrë që të përmirësohet situata në pikat ku ekzistojnë sfida të caktuara.

Zyra për Çështje të Komuniteteve ka qenë e  përfaqësuar nga Sanela Sadikovic dhe Qendresa Beqiri.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com