Twitter Facebook Youtube

Mbahet takimi i një ekipi të vogël në kuadër të grupit të punës për avancimin e politikave të punësimit të komuniteteve jo shumicë.

26.09.201315:45

Më  26 shtator, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, u mbajt   takimi i një ekipi të vogël që u formua në kuadër të  grupit  të punës e i cili  ka për qëllim të zhvillojë rekomandime për Qeverinë për përmirësimin e politikave të punësimit të komuniteteve jo shumicë.

Në këtë takim morën pjesë  përfaqësuesit e Ministrisë së  Punës dhe të Mirëqenies Sociale, të Ministrisë  pčr   Komunitete dhe   Kthim, si dhe përfaqësues të SHBA dhe  të Zvicrës ,  UNDP, të ECMI, të  cilčt  së bashku me ambasadat dhe organizatat e  tjera ndërkombëtare marrin pjesë në grupin e punës në cilësinë e vëzhguesve .

Ekpin  e grupit  të punës e përbëjnë  përfaqësues të institucioneve të mëposhtme: Ministria e Administratës Publike, Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Zyra Ligjore / ZKM dhe Zyra për Çështje të Komuniteteve / ZKM.

Në takim u prezantua dhe u diskutua propozimi   i  draft rekomandimeve që përfshijnë mekanizma për zbatimin e politikave aktive të punësimit , si  dhe një grup rekomandimesh që kanë  të bëjnë me kushtet e punësimit dhe me  programet e trajnimet  shtesë.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com