Twitter Facebook Youtube

U kremtua Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

30.09.201315:28

Në Qendrën e Kulturës  në  Mitrovicë, më  28.09.2013 u kremtua Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve. Zyra e Kryeministrit/Zyra për Çështje të Komuniteteve ishte nikoqire e manifestimit me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve. Në këtë manifestim ishin të pranishëm përfaqësues të respektuar të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë si dhe mysafirë nga Sjenica. Me këngë dhe valle në gjuhën boshnjake mysafirët patën rastin të njihen më mirë me kulturën e boshnjakëve.

Në fund të manifestimit, përfaqësueses së Zyrës për Çështje të Komuniteteve Sanella Sadikoviq iu dorëzua fletëfalenderimi  për mbështetje të plotë të cilën po i ofron kjo zyrë komunitetit boshnjak në rrugën e integrimit në shoqërinë kosovare.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com