Twitter Facebook Youtube

U prezantua “Dokumenti i përbashkët: Përkushtimi ndaj forcimit të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet institucioneve në nivel qendror të cilat merren me çështje të komuniteteve në Kosovë”

03.10.201311:31

Më 2. Tetor,  në punëtorinë  e mbajtur në Hotel  Sirius  u prezantua dokumenti i  përbashkët, i hartuar me pjesëmarrjen e institucioneve në nivel qendror të cilat merren meçështje të komuniteteve, siç janë : Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Këshilli Konsultativ për Komunitete (KKK), dhe Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK).

Projekti, i cili synon të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet  institucioneve të përfshira në çështjet e komuniteteve , është inicuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, i cili  e ka mbështetur financiarisht këtë projekt.

Punëtorinë e hapi  Drejtori i Departamentit të të Drejtave të Njeriut të misionit të OSBE-së, Hjortur Sverrisson, kurse pas fjalëve hyrëse të pranishmëe iu drejtua drejtori i  Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Popovic, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i informoi ata rreth procesit të hartimit të dokumentit  të përbashkët.

Ai në këtë rast theksoi se është e nevojshme për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve definimin më të saktë të mandatit të tyre, në mënyrë që të shmanget  dyfishimi i  aktiviteteve. "Besoj që rekomandimet e përcaktuara në këtë dokument do të shërbejnë  si një udhëzues për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë të ndërsjellë,  zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen dhe kapërcimin e sfidave në aspektin e mekanizmave monitorues për zbatimin e ligjeve për komunitetet, si dhe dhe të krijimit të formave standarde të raportimit për këtë qëllim." tha Popovic .

Pas fjalëve hyrëse, Ljubica Jankovic nga Zyra për çështje të komuniteteve , prezantoi  “Dokumentin e  përbashkët: Përkushtimi  ndaj forcimit të bashkëpunimit dhe komunikimit ndërmjet institucioneve në nivel  qendror të cilat merren me çështje të komuniteteve në Kosovë”. Ky dokumet përmban përshkrimin e mandateve të institucioneve, prioritetet për vitin 2013, shembuj të praktikës së mire, sfidat kyç gjatë baskëpunimt dhe rekomandime.

Kjo punëtori mblodhi së bashku përfaqësues të  intitucioneve të qeverisë, të kuvendit, të institucioneve  të  pavarura, si dhe të  ambasadave e  të organizatave ndërkombëtare.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com