Twitter Facebook Youtube

Ambasadorët e rinj të pajtimit vizituan Bosnjën dhe Hercegovinën

18.10.201315:12

Në  kuadër të programit "Këshilli i të rinjve për arsimim", ambasadorët e rinj nga Kosova, Serbia, Bosnja, Maqedonia, nga data 15.10.2013 deri  më 18.10.2013 vizituan  Srebrenicën (Potoçarin), Sarajevën, Mostarin. Gjatë qëndrimit tre ditor në BeH,  pjesëmarrësit vizituan Prokurorinë për Krime të Luftës , OSBE-në, Asamblenë  Kombëtare, Shkollën e mesme (gjimnazin ) në Mostar, dhe patën mundësinë të ndjekin ligjërata me temat: Principi i përgjegjësisë për krimet e luftës, Roli i parlamentit në procesin e integrimit në BE dhe në procesin rajonal të pajtimit.

Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte lidhja ndërmjet përfaqësuesve të rinj nga Serbia, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia pavarësisht nga përkatësia etnike.

Pjesëmarrëse në këtë vizitë studimore ishte zyrtarja e lartë për  informim publik në Zyrën për Çështje të Komuniteteve / Zyra e Kryeministrit, Sanela Sadikovic e cila njëherit është edhe ambasadore e pajtimit.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com