Twitter Facebook Youtube

U mbajt Konferenca me temë: "Integrimi i komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptian në Kosovë - gjendja aktuale dhe përkushtimi pas vitit 2015 "

06.11.201315:04

Më  5 Nëntor 2013, u mbajt një konferencë e cila u bashkëkryesua  nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe të  BE-së për  çështjet dhe sfidat e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian  në Kosovë
Pjesëmarrësit e konferencës u pajtuan se gjendja në të cilën ndodhen  komunitetet  romë, ashkalinj dhe egjiptian është për t’u brengosur, për shkak se shumë pjesëtarë të këtyre komuniteteve janë të ballafaquar ende me varfëri të skajshme dhe me diskriminim. BE dhe Kosova kanë rënë dakord për rritjen e buxhetit, nëse është e nevojshme, në mënyrë që prioritet t’i jepet zbatimit të  aksioneve të mbetura nga “Strategjia dhe Plani i veprimit për integrimin e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian”.

Pjesëmarrësit ranë gjithashtu dakord se mundësitë e punësimit dhe të fuqizimit ekonomik të  komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas, përmirësimi i kushteve shëndetësore dhe sociale, si dhe regjistrimi  i  tyre civil, do të kontribuojnë  në përmirësimin e situatës në të cilën gjenden  këto kominitete në Kosovë.

Pierre Mirel, Drejtor i ngarkuar për  politikën dhe strategjinë e  zgjerimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian deklaroi se Bashkimi Evropian fuqimisht nxitë institucionet e Kosovës për të forcuar bashkëpunmin ndërinstitucional dhe  mekanizmat e bashkëpunimit me ministritë dikastere  dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal si dhe me organet e tjera relevante qeveritare. Me atë rast, vuri në dukje se bashkëpunimi me shoqërinë civile dhe me përfaqësuesit e romëve, ashkalinjve dhe egjiptiasve është  gjithashtu mjaft me rëndësi .

Ministërja e i Integrimit Evropian Vlora Çitaku tha  "Ne kemi bërë progres në zbatimin e strategjisë, megjithatë ky progres nuk është i  mjaftueshëm. Ne jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë më shumë për integrimin e komuniteteve jo shumicë që do të jetë e mundur nëpërmjet  koordinimit më të mirë në të gjitha nivelet.

Me përmirësimin e koordinimit ndërmjet  nivelit qendror dhe lokal, si dhe me vendosjen  e një sistemi të ri raportimi në komuna, unë jam e sigurt se do të jemi në gjendje të kemi  një progres më pozitiv në  zbatimin e Strategjisë për integrimin e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian“.

Folësit gjithashtu insistuan që  planet lokale të veprimit për romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët të bëhen  me prioritare për ato komuna të cilat ende nuk  i kanë  miratuar, si  dhe theskuan  nevojën  për fushata mediatike për të promovuar tolerancën dhe integrimin e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian  në Kosovë.

Përfaqësuese e Zyrës për  Çështje të Komuniteteve ishte Sanela Sadikovic.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com