Twitter Facebook Youtube

Me përkrahjen e OSBE-së, MPB mbajti punëtorinë treditore ,,Programi dhe plani i veprimit për ngritjen e vetëdijësimin të publikut rreth forumeve të sigurisë në bashkësi''

14.11.201314:34

Nga data 11 deri 13 Nëntor, Grupi drejtues për  mbikëqyrjen e  zbatimit të  "Strategjisë nacionale për siguri në bashkësi dhe planit të veprimit 2011-2016" u takua në Prevallë  për të  diskutuar  rreth Programit dhe Planit të veprimit për ngritjen e vetëdijes lidhur me forumet e sigurisë së komuniteteve.

Qëllimi i punëtorisë ishte, që të sigurohet që koncepti i sigurisë në bashkësi është në përputhje me strategjitë tjera, por edhe për të gjetur mundësitë në mënyrë që forumet ekzistuese për sigurinë e komuniteteve të bëhen instrumente për ruajtjen e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Koncepti i sigurisë në bashkësi u mundëson institucioneve që janë përgjegjëse për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës që të krijojn një partneritet me qytetarët, me qëllim që ata të përfshihen në mënyrë aktive në planifikim dhe në vendim-marrje lidhur me çështje të  sigurisë.

Në këtë  punëtori  kontributin e vet nga Zyra për Çeshtje të Komuniteteve e ofroi Sanela Sadiković.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com