Twitter Facebook Youtube

U mbajt takimi i tretë i Bordit për Politika Gjuhësore

22.11.201315:08

Me 21 nëntor 2013 u mbajt takimi i tretë me anëtarët e Bordit për Politikë të Gjuhëve. Kjo mbledhje kishte për qëllim informimin e anëtarëve të Bordit lidhur me punën dhe aktivitetet e zyrës së Komisionerit për gjuhët, për periudhën nga muaji maj deri në muajin nëntor si dhe diskutime lidhur me planin e punës për vitin 2014. 

Nga njëzet anëtarë sa ka Bordi, në mbledhje morën pjesë trembëdhjetë (13) anëtarë dhe këtë takim e hapi zëvendës kryesuesi i Bordit për Politikë të Gjuhëve Z.Ercan Kasap, ndërkaq komisioneri për gjuhët Mladenovic, prezantoi para Bordit raportin lidhur me punën dhe aktivitetet e deritanishme të zyrës. 

Pas prezantimit të raportit të zyrës, përfaqësuesit e Bordit paraqitën mendimet e tyre dhe parashtruan pyetje. Takimi i rradhës është planifikuar të mbahet në muajin dhjetor, me ç’rast para bordit do të prezantohet plani i punës për vitin 2014.

Në takimin e bordit morri pjesë anëtari aktiv, drejtor i ZÇK-së Z. Srđan Popović si dhe Sanela Sadiković

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com