Twitter Facebook Youtube

MBËSHTETJE PËR ZYRËN PËR ÇËSHTJE TË KOMUNITETEVE NËPËRMJET “PROGRAMIT PËR ZHVILLIMIN E KAPACITETEVE (CDF)”

27.11.201316:14

Projekti CDF është një projekt i përbashkët i Programit të  Kombeve të Bashkuara për zhvillim  (UNDP) dhe i  Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), i cili ka për qëllim zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve qendrore dhe lokale nëpërmjet angazhimit të këshilltarëve dhe ekspertëve (http://www.cdf-ks.org).

Nga data 22-24 Nëntor është mbajtur një seminar në Durrës, i  cili ka  mbledhur këshilltarë CDF dhe zyrtarë të  qeverisë të cilët janë përfitues të projekteve të CDF, për të diskutuar vlerësimin e rolit të projekteve të CDF në zhvillimin dhe në forcimin e kapaciteteve të Qeverisë së Kosovës  Gjatë seminarit , konsulentët dhe përfituesit e projektit patën mundësinë për të shkëmbyer mendime lidhur me pritjet e ndërsjella dhe për të nxjerrë së bashku disa rekomandime në mënyrë që  projekti të jetë më i suksesshëm.

Nga Zyra për çështje të komuniteteve në këtë seminar morën pjesë Sonja Skarep, këshilltare e CDF dhe  Lubica Jankovic , zyrtare e lartë për politika. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com