Twitter Facebook Youtube

U mbajt raundi i dytë i takimeve regjionale koordinuese

02.12.201309:29

Nga data 19 deri më 27 nëntor u mbajtën takime koordinuese në mes institucioneve qendrore dhe lokale në pesë regjionet e Kosovës(Pejë, Gjilan, Prishtinë, Prizren dhe Mitrovicë).

Qëllimi i këtyre takimeve ishte thellimi i bashkëpunimit në mes nivelit qendror dhe lokal në gjetjen e mundësive për përkrahjen e vazhdueshme të komuniteteve dhe mbështetjen e ri-integrimit të tyre. Të pranishëm në këto takime ishin përfaqësues të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Njësiti për mbështetje të komuniteteve dhe kthimit, Zyrës për Çështje të Komuniteteve,  Zyrës së Komisionerit për Gjuhët, UNHCR-së, OSBE-së, KAAD-ës, Zyrave Komunale për Komunitete dhe Kthim etj.

Gjatë këtyre takimeve zyrtarët nga MKK shpalosën strategjinë e hartuar nga kjo Ministri lidhur me kthimin e komuniteteve, planin e punës dhe aktivitetet e planifikuara. Zyrtarët nga MPB dhe MAPL paraqitën raportet për komunat dhe zyrat komunale për komunitete dhe kthim si dhe i njoftuan ata me hapat e mëtutjeshëm që do të ndërmerren për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve.

Nga zyrtarët e ZKGJ dhe ZKÇ u prezantuan raporti për monitorimin e faqeve të internetit lidhur me përdorimin e gjuhëve zyrtare dhe hulumtimi lidhur me punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në nivelin komunal. 

Zyrën për Çështje te komuniteteve përfaqësuan Ljubica Jankovic, Sanela Sadikovic dhe Qendresa Beqiri 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com