Twitter Facebook Youtube

MBAHET TAKIMI I RADHËS I KOMITETIT DREJTUES NDËR-INSTITUCIONAL PËR KOMUNITETET ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN

03.12.201313:10

Prishtinë, 02 Dhjetor 2013 – U mbajt takimi i dytë për këtë vit i Komitetit Drejtues Ndër-Institucional për mbikëqyrjen dhe koordinimin e zbatimit të Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2009 -2015. 

Qëllimi i takimit ka qenë prezantimi i draft rekomandimeve të dala nga konferenca e mbajtur me datën 5 Nëntor të këtij viti në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian e  titulluar “Integrimi i Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë Gjendja e tanishme, Politikat dhe Angazhimet pas vitit 2015”.
Qëllimi i këtyre draft rekomandimeve është adresimi i çështjeve kyqe të cilat ndërlidhen me shpejtimin e zbatimit të Strategjisë, ndër të cilat vlen të përmendet koordinimi në të gjitha nivelet, buxheti i veprimeve të planit të veprimit, si dhe përfshirja e përfaqësuesve të komuniteteve në ngjarjet e organizuara nga institucionet publike si dhe komunikimi direkt në mes të përfaqësuesve të komuniteteve dhe institucioneve.

Në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm për zbatimin e strategjisë, dhe si planifikohet të adresohen çështjet që ndërlidhen me integrimin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në periudhën e mbetur për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit 2009-2015.

Me këtë rast drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve tha që ZÇK-ja do të vazhdoj me aktivitetet të ndryshme dhe bashkëpunim me institucione të tjera përkatëse për mbështetjen e integrimit Rome, Ashkali dhe Egjiptian për përmasimin e statusit të tyre në shoqëri. 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com