Twitter Facebook Youtube

Promovimi i hulumtimit "Vlerësimi i punësimit të komuniteteve jo shumice në shërbimin civil dhe ndërmarrjet publike në Kosovë"

13.12.201310:42

Zyra e Kryeministrit / Zyra për Çështje të Komuniteteve ka organizuar me 12. dhjetor promovimin e hulumtimit, "Vlerësimi i punësimit të komuniteteve jo shumice në shërbimin civil dhe ndërmarrjet publike në Kosovë", i cili është bërë në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe kompaninë Novus, e cila ka kryer kërkimet në teren.

Në promovim morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, përfaqësues të ambasadave, organizatave ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe mediat. Fillimisht, pjesëmarrësve ju është drejtuar Slobodan Petrović, Zv.Kryeminister / Ministri i Pushtetit Lokal, Refik Sheqiri, zëvendës minister për integrime evropiane, Steliana Nedera, Zv. Përfaqësuese rezidente e Programeve për zhvillim te kombeve të Bashkuara në Kosovë, Srđan Popović, Këshilltar i Lartë i Kryeministrit / Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve.

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre dhe tha se hulumtimi është një nisme në lidhje me përmirësimin e politikave të punësimit të komuniteteve jo-shumicë. "Në prill të këtij viti Qeveria, me iniciativën e Zyrës për Çështje të Komuniteteve, mori vendim për të formuar një grup punues që synon të zhvillojë rekomandime për përmirësimin e politikave të punësimit të komuniteteve jo shumicë.

Përveç vlerësimit mbi përfaqësimin të komuniteteve jo shumice në shërbimet publike dhe ndërmarrjet publike, kemi dashur që të shohim dhe çfarë pozita të punës zënë pjesëtarët e komuniteteve jo shumice në bazë të edukimit të tyre, si dhe informacionet në lidhje me programet të cilat i zbatojnë  institucionet për të nxitur punësimin e komuniteteve jo shumice, në mënyrë që edhe këto aspekte të përfshihen në hartimin e  rekomandimeve.

Hulumtimi, ndër të tjera,  ka treguar se nevojitet shumë më shumë vëmendje të  kushtohet për rekrutimin dhe zhvillimin e programit për kryerjen e praktikës për komunitete që janë më pak të përfaqësuara, si rom, ashkali, egjiptian, goran. Ashtu si çdo proces, dhe ky kërkon kohë, strategji të zhvilluara afatgjate, por unë mendoj se ne jemi në rrugën e duhur për të krijuar bazat për politikën afatgjate  të punësimit.

Zyra do të vazhdojë ashtu si deri me tani, të kontribuojë me programe të ndryshme, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo shumice dhe avokon për statusin e tyre të barabartë në shoqëri, ka thënë Popović.

Pas fjalës hyrëse, Pleurat Halili nga kompania Novus, prezantoi rezultatet e hulumtimit pastaj pasoi  diskutimi.

Ne fund te promocionit përfaqësuesit kanë pasur mundësin që diskutimin te vazhdojnë me koktej.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com