Twitter Facebook Youtube

U mbajt punëtoria për hartimin e planit të punës së Këshillit Konsultativ për Komunitete për vitin 2014

15.12.201309:52

Nga data 13 deri më 15 Dhjetor, në Ohër u mbajt punëtoria e organizuar nga Këshilli Konsultativ për Komunitete, që kishte për qëllim hartimin e planit të punës të KKK për vitin 2014 si dhe u diskutua në lidhje me sfidat me të cilat është përballur KKK gjatë këtij viti. Gjithashtu u diskutua edhe për gjetjen e mënyrave për tejkalimin e këtyre sfidave gjatë vitit 2014.

ZÇK si anëtare e përhershme e Këshillit Konsultativ për Komunitete me anë të pjesëmarrjes në këtë punëtori dha kontributin e saj në lidhje me hartimin e planit të punës si dhe ofroi përkrahje për projektet e planifikuara nga KKK për vitin 2014.

Pjesëmarrëse në këtë punëtori nga Zyra për Çështje të Komuniteteve ishte Qëndresa Beqiri.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com