Twitter Facebook Youtube

Departamenti për Bashkëpunim Civilo–Ushtarake prezantoi projektet e realizuara në të mirë të qytetarëve dhe broshurën “FSK në shërbim të vendit”

17.12.201314:59

Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarake(BCU) i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), para një audience të gjerë vendore dhe ndërkombëtare, ka bërë prezantimin e projekteve të FSK-së, në të mirë të qytetarëve të vendit, të realizuara në kuadër të bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe të operacioneve të realizuara nga njësitë profesionale të FSK-së.
Hapjen e aktivitetit për promovimit të projekteve të BCU-së dhe revistës “ FSK në shërbim të vendit” e bëri drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak, në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  zotëri Hajrush Kurtaj.

Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku në fjalën e tij tha se: Forca e Sigurisë së Kosovës është një prej tregimeve më të rëndësishme të Kosovës së pavarur, këtë e konfirmojnë edhe hulumtimet e fundit, prej të cilave ka dalë si konkluzion që FSK-ja aktualisht është institucioni më i besueshëm për qytetarët e vendit tonë.  Ne jemi duke u angzhuar që së pari të jemi të dobishëm pë qytetarët e vendit, që atyre t’ua lehtësojm dhe t’ua begatojmë jetën.

Gjatë promovimit të projetkteve të realizuara nga FSK-ja, Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati u shpreh i lumtur që partnerët dhe miqët do ti shohin përmbledhura, disa prej të arriturave të FSK-së në drejtim të publikimit të projekteve që ka realizuar FSK-ja në dobi të  qytetarët të gjitha komunteteve që jetojnë në vendin tonë. 

Projektet e realizuara nga FSK-ja dhe  broshurën “FSK në shërbim të vendit”,  e prezantoi para të pranishmëve, nënkolonel Enver Dugolli, shef i Sektorit për Bashkëpunim me institucionet në Departamentin për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në ministrinë për Forcësn e Sigurisë së Kosovës. Nënkolonel Dugolli u fokusua në bashkëpunimin e mirë me institucionet qeveritare, joqeveritare, komunat si edhe me komunitetin në pergjithësi.

Në promovimin e aktiviteteve të FSK-së, në dobi të qytetarëve të vendit, morën pjesë; zëvendësministrat e MFSK, Muhamet Latifi, Bejtush Gashi dhe Jasmina Vasic, zëvendëskomandanti i FSK-së dhe Komandanti i KFT-së, gjeneral major Rrahman Rama, Sekretari i Pergjithshëm i MFSK-së, Shkelzen Sylaj, drejtori i drejtorisë për Operacione, gjeneral Zymer Halimi, drejtori për Politika dhe Plane, Haxhi Shala, Komandanti i Brigadës për Mbështetje Operacionale, kolonel Ilaz Derguti,  kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, atashe ushtarak të akredituar në Kosovë, Nga SHBA-ja, Kroacia, Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë si dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikqyrje të FSK-së, zotëri Ahmet Isufi si dhe anëtarët Rexhep Selimi, Ganimete Musliu dhe Anton  Quni si dhe nga Zyra për Çështje të Komuniteteve Sanela Sadikovic dhe Qendresa Beqiri.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com