Twitter Facebook Youtube

Tryezë e rrumbullakët lidhur me mësimet e nxjerra në trajnimet profesionale dhe për punësimin e komunitetve jo shumicë

18.12.201315:27

Më 17 dhjetor, organizuar nga OSBE-ja dhe Qendra social edukative "Don Bosko" u mbajt një tryezë e rrumbullakët ku u diskutua për mësimet e nxjerra dhe projektet e realizuara që lidhen me arsimimin profesional dhe punësimin e pjesëtarëve të komuniteteve që janë në pozitë të pavolitshme (komunitetet romë, ashkalinj dhe egjiptian) .

Pas fjalës hyrëse të Drejtorit të Qendrës Don Bosco dhe të përfaqësuesit të OSBE-së, pjesëmarrësve të trajnimit iu dorëzuan certifikata për trajnimin e kryer me sukses në administrimin dhe në përpunimin e frutave dhe të perimeve, që u mbajt gjatë vitit 2013.

Në këtë tryezë të rrumbullakët ishin të pranishëm përfaqësuesit e administratës qendrore dhe lokale, të agjencicë së punësimit, të shoqërisë civile dhe të organizatave ndërkombëtare që punojnë në çështjet e trajnimit profesional dhe të punësimit.

Nga Zyra për Çështje të Komuniteteve u theksua se kjo zyrë është shumë e përkushtuar për çështjen e përmirësimit të politikave të punësimit të komuniteteve jo-shumicë dhe është kryer hulumtimi i cili ka treguar përfaqësimin e pamjaftueshëm të komuniteteve jo-shumicë në institucionet dhe në ndërmarrjet publike, si dhe nevojën që punësimit të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptian t i kushtohet shumë më tepër vëmendje.

Gjithashtu, u theksua se për të integruar romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët, Zyra ka pasur një projekt në bashkëpunim me OSBE / ODIHR, në kuadër të të cilin gjashtë profesionistëvë të rinj nga komunitetet romë , ashkalinj dhe egjiptian u është ofruar mundësia që për 5 muaj të kryejnë stazhin e praktikantit në institucionet publike të Kosovës.

Në Tryezën e rrumbullakët morën pjesë Sanela Sadiković dhe Sonja Skarep.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com