Twitter Facebook Youtube

Zyra e Komisionerit për Gjuhët organizoi konferencën për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë dhe ndarjen e çmimit për punimin më të mirë gazetaresk

19.12.201310:33

Me rastin e përmbylljes se fushatës gjashtëmujore për vetëdijesimin e publikut për mbështetjen e zbatimit efektiv të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve për të promovuar të drejtat e njeriut dhe për të kontribuar  në përfshirjen  e komuniteteve jo-shumicë, Zyra e Komisionerit për Gjuhët në bashkëpunim me UNDP dhe MDA mbajti konferencën për media dhe shpërbleu punimin më të mirë gazetaresk për promovimin e përdorimit të gjuhëve.
 
Panelist në këtë konferencë ishin z. Slaviša Mladenović-komisioner për gjuhë, znj.Vlora Çitaku-ministre e Ministrisë për Integrime Evropiane, znj. Seliana Nedera -përfaqësuese rezidente UNDP, z.Srdjan Popović – këshilltar i Kryeministrit dhe z. Žarko Joksimović-drejtor i RTK 2.
 
Z.Mladenović i falënderoi të pranishmit dhe shpalosi para të tyre aktivitete e njëpasnjëshme që ka zhvilluar kjo Zyrë lidhur me monitorimin e zbatimit të Ligjit për Gjuhët, zgjidhjen e ankesave përmes ndërmjetësimit, informimin e qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre gjuhësore si dhe informimin e institucioneve për obligimet e tyre gjuhësore
 
Ndërsa z.Çitaku ka shtuar që vullneti politik për respektimin e gjuhëve ka ekzistuar dhe vazhdon të jetë prioritet në agjendën e qeverisë, jo për faktin që kësisoj është kërkuar nga Komisioni Evropian, pasi ky Ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve Z. Srdjan Popović theksojë ,, Edhe pse situata ne lidhje me te drejtën e përdorimit të gjuhës nuk është ende ideale, unë besoj së ne kemi bërë disa përpjekje që synojnë për përmisimin e saj. Po ashtu fushata e cila është zhvilluar nga ZKGJ është hapi i rëndësishëm për rritjen e ndërgjegjësimit publik për respektimin e të drejtave për përdorimin e gjuhës. Gjuhës duhet të kushtohet rrëndësi në të gjitha nivelet politike dhe shoqërore, veçanërisht duke pasur parasysh ruajtjen së gjuhës amtare si bazë e kulturës dhe traditës.
 
Shpërblimi për punimin më të mirë gazetaresk iu dha redaksia Boshnjake RTK1.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin mediat, anëtarët e Bordit për politika gjuhësore, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, përfaqësues nga OSBE-ja.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com