Twitter Facebook Youtube

U mbajtë takimi I njëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komitetit Lokal për Siguri Publike

23.12.201311:33

Anëtarët e Komitetit Lokal për Sigurinë Publike nga komuna e Prishtinës me përkrahjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Departamenti për Rend dhe Siguri Publike dhe Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë kanë organizuar takimin e njëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike.

Këshilli Ekzekutiv i KLSP-së është organ këshillues, koordinues dhe përkrahës për KLSP-në, dhe roli kryesor i këtij Këshilli Ekzekutiv është të siguroj rrjedhjen e informatave me qëllim të shkëmbimit të përvojave të mira.

Këshilli ka për qellim të përmisoj bashkëpunimin në mes të forumeve të sigurisë, policisë, partnerëve lokalë dhe ndërkombëtare në lidhje me zgjedhjen e problemeve me qëllim të rritjes së sigurisë dhe përmisimit të kushteve jetësore.

Në takim është prezantuar përmbledhja e të arriturave në implementimin e fazës së parë të projekteve të përbashkëta me OSBE-në, Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë. Anëtarët e KLSP-ve kanë ber prezantime të shkurta për iniciativa të tyre të zbatuara me qëllim të shkëmbimit të praktikave të mira. Përveç kësaj përfaqësuesit e Komunave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës, Ambasadave dhe organizatave të ndryshme kanë prezantuar aktivitetet lidhur me punën e tyre në promovimin e sigurisë në bashkësi.

Deri më tani janë themeluar 38 Komitete Lokale për Siguri Publike.

Në këtë takim të pranishëm ishin Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Z. Jean-Claude Schlumberger, Drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Z. Shpend Maxhuni, Shef I Divizionit të Sigurisë në Bashkësi MPD Z. Imer Thaqi, OSBE-Departamenti për Siguri Publike Znj. Tinatin Bezhanishvili, Zyra e Kryeministrit/ Zyra për Çështje të Komuniteteve Znj. Sanela Sadikovic, Përfaqësues nga Ambasada Norvegjeze, përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, Gjakovës, Kamenicës, Vushtrrisë, Kllokotit, Skënderajit, Prizrenit, Novobërdës, Pejës, dhe Fushë Kosovës.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com