Twitter Facebook Youtube

U mbajt takimi I Grupit Drejtues për mbikqzrjen e implementimit të SNSB-së

28.01.201410:22

Me 24 Janar në Ministri Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i Grupit Drejtues për mbikëqyrjen e implementimit të SNSB-së dhe Planit të Veprimit për Siguri në Bashkësi për vitin 2011-2016.

Divizioni për Siguri në Bashkësi ka ndërmarre dhe mbështetur një seri aktivitetesh në fushën e sigurisë me qellim të realizimit të objekteve të parapara të Planit e Veprimit për Siguri në Bashkësi.

Në takim është miratuar procesverbali nga takimi i kaluar, po ashtu është miratuar raporti vlerësues për zbatimin e SNSB-se për vitin 2013, dhe po ashtu Grupi Drejtues është ka vendos që të  formohet një grup për vizita nëpër komuna pasi që në kuadër të mandatit të DSB është edhe monitorimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi neper komuna.

Kontributi i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Policisë së Kosovës, FSK-së, ICITAP-it, OSBE-së, UNDP-së si dhe OJQ-ve ka qene i rëndësishëm në krijim dhe ngritjen e kapaciteteve të forumeve të Sigurisë në Bashkësi.

Nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në takimin e grupit Drejtues morri pjesë Sanela Sadikovic.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com