Twitter Facebook Youtube

U shënua solemnisht përfundimi i projekteve të infrastrukturës në komunën e Novobërdës

29.01.201414:56

Më 29 Janar në Novobërdë solemnisht  u  shënua  përfundimi i projekteve të infrastrukturës që janë financuar bashkërisht nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (përmes projektit të BE-së për riintegrim dhe kthimin - BE-RRK III),  nga Ministria  për Komunitete dhe Kthim dhe nga Komuna  e Novobërdës. Përmes projektit janë siguruar  fonde për ndërtimin e sistemit  të furnizimit me ujë, të lidhjes së  shtëpive në këtë sistem dhe të njehsorëve  të ujit, si dhe për ndërtimin e shtëpive. Projekti ka siguruar mbështetje dhe integrim për 183 familjeve të të kthyerve në Kosovë në pesë komuna: Partesh, Novo-Bërdë, Prizren, Shtërpcë dhe Suharekë.

Në këtë  ceremoni morën pjesë shefi i Kabinetit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim  Sreqko Bogajçeviq,  kryetari Komunës së Novobërdës  Svetisllav Ivanoviq, shefi i operimeve  i  Zyrës së  BE-së  në  Kosovë, Kristof Stoka, shefi i  Misionit të  IOM Horhe Baka, dhe përfaqësuesit e Zyrës për Çështje të Komuniteteve,  Lubica Jankovic dhe  Suada Korenica Gorca.

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com