Twitter Facebook Youtube

Zyra për Çështje të Komuniteteve po vazhdon të ndihmojë komunën e Novo- Bërdos

11.02.201413:55

Më 11.02.2014 Drejtor i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, ua dorëzoi çelësat e shtëpive të sapondërtuara  familjeve Maksimovic dhe Savic në fshatrat  Kuscë dhe Zebincë. Këto dy familje jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike dhe sociale.

Gjithashtu, sot solemnisht u hap rruga e meremetuar  për qasje  në kishën  Shën Nikolla , në Makresh të   Epërm. Përveç këtij projekti, Zyra ka mbështetur financiarisht ndërtimin e rrethojës  së  xhamisë në fshatin Llabjan.

Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, z. Popovic, kryetari i komunës së Novo-Bërdos z. Ivanovic kanë rënë dakord për të vazhduar bashkëpunimin edhe në këtë vit. Me këtë rast, Popovic  theksoi se përveç projekteve të infrastrukturës,  gjatë këtij  viti do të mbështeten projektet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, arsimin dhe përmirësimin e jetës së të rinjve.
 

Konkurse
Kategoria
All
Buletinet - 2013

Projekti i finansuar nga Zyre per Çeshtje te Komuniteteve

www.posaonakosovu.com